Stuhia “Leonardo” në Portugali, thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale
Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta vijojnë të jenë problematike në disa zona të Spanjës dhe Portugalisë. Nga kjo situatë ka humbur jetën një persona dhe janë evakuuar më shumë se 7,000 njerëzve.
Në një situatë të tillë alarmante po bëhet thirrje për të shtyrë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Portugali.
Stuhia “Leonardo”, e cila ka goditur gadishullin Iberik këtë javë dhe ka detyruar qeverinë portugeze të zgjasë gjendjen aktuale të fatkeqësisë në 69 komuna deri në mesin e shkurtit.
Stuhia ka vrarë një burrë në Portugali , ndërsa një vajzë e re rezulton e zhdukur në rajonin jugor spanjoll të Andaluzisë. Kjo është stuhia e fundit në një seri stuhish vdekjeprurëse që kanë goditur Portugalinë dhe Spanjën në javët e fundit, duke vrarë disa persona.
Autoritetet në Andaluzi, ku më shumë se 7,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, evakuuan zonat e banuara pranë lumit Guadalquivir në Kordoba gjatë natës për shkak të rritjes dramatike të niveleve të ujit.
Rreth 1,500 banorëve u është urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Grazalema, një fshat malor i njohur për alpinistët, ndërsa uji depërtoi nëpër muret e shtëpive dhe u derdh përgjatë rrugëve të pjerrëta me kalldrëm.
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve