Stuhia përmbyt Shkupin, rruga e pakalueshme për në aeroport
Një stuhi e fortë e shoqëruar me rrebeshe shiu, breshër, bubullima dhe erë ka përfshirë të martën Shkupin dhe pjesë të tjera të Maqedonisë së Veriut.
Në kryeqytet, shumë rrugë janë nën ujë, dhe era rrëzoi pemë dhe çoi çati, raportojnë mediat lokale. Disa makina janë ngecur në ujë.
Për shkak të reshjeve është e pakalueshme edhe rruga për në aeroport, ndaj mjetet devijohen në rrugë anësore.
Pray for Skopje! 🙏 pic.twitter.com/ErPlRK5pwZ
— Emira.Selimi1 (@Selimi1Emira) August 30, 2022
Kryetarja Danela Arsovska thirri mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave të qytetit të Shkupit.
Bulevardi Goce Dellçevë është nën ujë, ndërsa në nënkalim ka ngecur një fugon plot me pasagjerë. Zjarrfikëset i janë përgjigjur menjëherë thirrjes dhe kanë mbërritur në vendngjarje duke evakuuar pasagjerët.
Të gjitha kompanitë publike janë angazhuar në riparimin e dëmeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit