‘Jo se u pajtua me Kurtin’, Bushati: Rama e dinte që çdo lëvizje e gabuar do t’i kthehej në bumerang
Analisti Andi Bushati e cilësoi vizitën e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme në Kosovë si më normalen ai që ka zhvilluar ndonjëherë në këtë vend.
Kjo sipas tij, jo se ka ndryshuar gjë në marrëdhënien me kryeministrin Albin Kurti, por sepse iu diktua nga situata që po kalon Kosova pas rindezjes së konfliktit me Serbinë për reciprocitetin e targave.
Kryeministri Rama e dinte që çdo lëvizje e gabuar në këtë moment do t’i kthehej në bumerang, tha analisti.
“Një kryeministër i qeverisë së Tiranës, që shkon në këtë situatë në Prishtinë, kur tanket janë në kufi, kur avionët e Serbisë shkelin në hapësirën ajrore, kur ambasadori rus del dhe bën shfaqje në kufi, nuk e ka luksin të jetë përçarës. Rama e dinte se çdo lëvizje e vogël në tejkalim të kostumit të tij, këtë herë mund t’i kthehej në bumerang.
Prandaj u tregua shumë i kujdesshëm, jo se u pajtua me Kurtin, por që të mos bëhet epiqendra e të gjithë kritikave”, tha Bushati.
Në të njëjtën linjë ishte edhe analisti Baton Haxhiu, sipas të cilit momenti që po kalon Kosova do të bënte të pavend një tjetër gjuhë apo ton të përdorura nga kryeministri shqiptar.
Sipas tij, pavarësisht polemikave që mund të kenë pasur herë pas here politikanët shqiptarë, këtë herë Rama tregoi se është përtej lëkurës së Edi Ramës si pushtetar.
“Çfarëdo gjuhe tjetër e Ramës do të ishte një marrëdhënie e pakthyeshme me qytetarët e Kosovës. Edi Rama tregoi se mund të ketë diçka personale me kryeministrin, por jo me atë që përfaqëson, me mendimin që përfaqëson”, tha analisti Haxhia.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet