“S’u pyetëm për ndryshimet”- Drejtuesit e Shoqatës së Autoshkollave: Po falimentojmë

5 Shkurt 2024 | 20:18

Në Elbasan 33 autoshkolla kanë bojkotuar shërbimet e tyre në shenjë proteste për rritjen e tarifave të marrjes së lejes së drejtimit.

Vendimi prek edhe autoshkollat të cilat përballen me tarifa më të mëdha.

“Ky ndryshim është bërë në mënyrë dinzare pa marrë asnjë mendim nga grupet e interesit, pa pyetur asnjë kryetar shoqate, sekretar apo indivit. Ne ka ardh dy ditë me përpara lajmi që në datën 5 do të paguani këto tarifa, këto janë në kurriz të qytetarit, ta di qytetari të mos mendojë që këto do t’i paguaj autoshkolla. Autoshkolla do ti’a marrë qytetarit dhe do ti paguar pranë drejtorisë së trasportit dhe keto njihen shpenzime”, tha Alim Lulaj, kryetar i Shoqatës së Autoshkollave në Elbasan.

Drejtuesit e autoshkollave theksojnë se këto vendime po i çojnë drejt falimentimit. Një tjetër vendim i cili prek autoshkollat dhe kundërshtohet prej tyre është kategorizimi si profesione të lira.

“Ne nuk jemi profesione te lira, sepse ne jemi te punesuar kemi edhe te punësuar, domethene jemi pronar por kemi inxhinjër që është drejtuesi  teksnik, kemi edhe instruktor. Si mund te jemi ne profesion i lire? Ne jemi trajtu si biznes i vogël, kush kalon kuotën që ka caktuar shteti kalon me TVSH, ose kalon biznes i madh”, tha një drejtues autoshkolle.

Autoshkollat i kanë lënë 1 javë kohë ministrisë të refletojë mbi vendimet e saj, ose në të kundërt protestat do të përshkallëzohen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin në sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 49-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku më pas do...
19:33 | 18/07/2026

Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve

Ditën e sotme, në qytetin e Sarandës policia ka gjetur një motor të braktisur buzë detit, i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit...
18:01 | 18/07/2026

Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST

Korça mirëpriti edicionin e dytë të Air Fest, LuluFest, një festival që mblodhi mbi 200 instrumentistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia...
17:41 | 18/07/2026