Suedi| Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin e sulmit të rëndë në shkollë

5 Shkurt 2025 | 10:54

Dëshmitarët e sulmit në shkollën Risbergska në Örebro kanë përshkruar momentet e tmerrit gjatë të shtënave më të rënda në historinë e Suedisë. Marwa, një studente në qendrën arsimore, tregoi se si u përpoq të ndihmonte një të plagosur, ndërsa tre persona të tjerë ishin të shtrirë në dysheme të mbuluar me gjak.

Njëmbëdhjetë persona, përfshirë sulmuesin, humbën jetën në këtë ngjarje tragjike të martën. Numri i saktë i të plagosurve mbetet ende i paqartë, por policia ka paralajmëruar se mund të rritet per shkak të gjendjes së rëndë të plagosurve.

Mësuesja Lena Warenmark kujtoi se kishte dëgjuar rreth 10 të shtëna me ndërprerje dhe më pas ishte detyruar të qëndronte e mbyllur në studion e saj për më shumë se një orë.

Kryeministri Ulf Kristersson e cilësoi ngjarjen si sulmin më të rëndë me armë në një shkollë suedeze dhe tha se është e vështirë të përballohet ky realitet. Policia ka hapur hetime për zbardhjen e motiveve të këtij akti tragjik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para

Një aksident është regjistruar këtë të martë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”. Raportohet se një...
16:40 | 28/07/2026

Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë

Gazetari Artan Hoxha ka qenë i ftuar këtë të martë në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun në Euronews Albania. Hoxha ka folur për rastin e...
16:38 | 28/07/2026

Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

62-vjeçari nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Burime bëjnë me...
16:31 | 28/07/2026