English

Suedia shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qeveria suedeze po e shqyrton mundësinë e dhurimit të avionëve luftarakë Gripen për Ukrainën, për t’i ndihmuar Kievit që të luftojë trupat ruse, raportoi radioja publike suedeze (SR).

- Advertisement -

Qeveria dëshiron të dijë, në mes tjerash, se si do të ndikonte dorëzimi i këtyre avionëve në kapacitetet mbrojtëse të Suedisë dhe sa shpejt mundet Suedia të posedojë avionë Gripen të rinj, raportoi SR.

Ekzekutivi suedez ka të ngjarë që zyrtarisht të pyesë forcat e armatosura të enjten që zyrtarisht ta shqyrtojë këtë çështje, tha SR, duke cituar burime anonime.

Ministria e Mbrojtjes së Suedisë nuk ka komentuar menjëherë këto raportime.

Holanda dhe Danimarka po shtyjnë përpara procesin e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë F-16 të prodhimit amerikan, në mënyrë që Kievi t’i kundërvihet superioritetit ajror të Rusisë.

Sipas SR-së, Ukraina shpreson të pranojë një divizion të avionëve Gripen, që janë të prodhura nga kompania suedeze Saab, apo 16-18 avionë.

Suedia këtë vit tha se synon që të mundësojë që pilotët ukrainas të testojnë avionët Gripen, por Qeveria tha po ashtu se ka nevojë për të gjithë avionët që ka për të mbrojtur territorin suedez.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×