Sula në studio me gjysmë buke: I duhet hequr dhe një fetë që ta blejë një pensionist
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ishte i pranishëm në studion e “Now me Erla Mëhilli” bashkë me një gjysmë buke dhe 50 lekë.
Ai tha se nuk e imagjinon veten pjesë të akuzave që bëhen për përfitime nga pushteti politik por ngriti një shqetësim që e kanë njerëzit e thjesht.
“Unë dhe shumë kolegë të mitë, të thjeshtë, të papërfolur, pa dritëhije, sepse unë jam që nga viti 2005 në politikë dhe në kohë mazhorance, nuk bëjmë pjesë në këtë klubin e kullave, por bëjmë pjesë te ata deputetë që përmbushin detyrën dhe në radhë të parë shohim interesat e qytetarëve.
Ju e dini që më 1 tetor ka hyrë në fuqi indeksimi i pensioneve dhe qeveria i ka indeksuar babait tim, nënës time, prindërve tuaj dhe të gjithëve këtu 50 lekë të vjetra në ditë, herë 30 ditë, 15 mijë lekë të vjetra rritet pensioni, në një kohë që dihet që çmimet janë katastrofë. Një bukë masive, që politikanët tanë nuk e dinë a ka bukë masive, kushton 1200 lekë. Prapë gjysmë buke nuk e ble dot, duhet t’ja heqësh dhe një fletë që ta ketë vlerën 500 lekë,” – u shpreh Sula.
LEXONI GJITHASHTU:
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare