“Sulm brutal, pamje të trishta”, Topalli revoltohet pas dhunimit të Berishës
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli e cilësoi një sulm brutal atë të Berishës më 6 dhjetor.
Në “Now me Erla Mëhillin” ajo tha se agresioni është politik dhe se pamjet e transmetuara në medie janë trishta.
“Dikush këtu nuk do të ketë opozitë, dikush këtu nuk do që të ketë një mundësi organizimi, qëndrese, beteje, për të rrëzuar qeverisjen aktuale. Sigurisht që ky është një realitet,” – u shpreh Topalli.
Ajo tha se ka një fenomen që e frikëson dhe bëhet fjalë për emigracionin.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u godit më 6 dhjetor, gjatë protestës së opozitës me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, një 31- vjeçar i cili sipas mjekut që është marrë me kurimin e tij vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Berisha deklaroi pas sulmit se Gert Shehu është agjent i infiltruar i policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës