Sulm me thikë në Bregun Perëndimor, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë
Një sulm i regjistruar këtë të marte i mori jetën një personi dhe plagosi tre të tjerë në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kryqi i Kuq në Izrael njoftoi vdekjen e një burri rreth të 30-ave dhe tha se kishte dërguar tre persona të tjerë në spitalet e Jerusalemit, përfshirë një grua rreth të 40-ave dhe një adoleshent 15-vjeçar me plagë thikë.
Sulmi u regjistrua në kryqëzimin Gus Etzion, i cili ndodhet midis qyteteve palestineze të Betlehemit dhe Hebronit dhe afër vendbanimeve hebraike në pjesën jugore të Bregut Perëndimor të pushtuar. Kjo zonë ka qenë skenë e disa sulmeve kundër izraelitëve që nga fundi i vitit 2015.
Në Bregun Perëndimor, palestinezët po përballen me kufizime ushtarake në rritje dhe një rritje të ndjeshme të sulmeve të dhunshme nga kolonët hebrenj. Izraeli është nën presion ndërkombëtar në rritje për të frenuar sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të hënën se do të thërriste urgjentisht një mbledhje të kabinetit për të siguruar që izraelitët që qëndrojnë pas sulmeve të fundit ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor të dalin para drejtësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tusk: Dy ukrainas që punojnë për Rusinë pas sabotimit hekurudhor në Poloni
- Nesër seanca e jashtëzakonshme, Konjufca kërkon mbështetjen për formimin e Qeverisë
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë