Sulm në Krimenë e aneksuar, Ukraina godet teksa Rusia kryen stërvitje bërthamore
Ukraina goditi dy objektiva në gadishullin e Krimesë natën mes së enjtes dhe së premtes, bëri të ditur drejtuesi rus i gadishullit të aneksuar.
Sipas tij, dy persona mbetën të vrarë si pasojë e sulmit të parë me raketë në lokalitetin Simferopol, që është qendra kryesore administrative e Krimesë.
Më pas, trupat ukrainase goditën një ndërtesë në Alushta, në atë pjesë të gadishullit që shtrihet në Detin e Zi.
Moska deklaroi se godina në momentin e sulmit ishte e boshatisur, ndërsa grupi ukrainas i rezistencës raportoi për disa viktima.
Sulmet erdhën në një kohë kur Rusia po kryen stërvitje në distriktin ushtarak jugor të saj, që përfshin edhe gadishullin e pushtuar të Krimesë.
Stërvitjet përfshijnë armë bërthamore taktike si bombat e ajrit, koka për raketa me rreze të shkurtër veprimi dhe municione artilerish.
Armët bërthamore taktike janë më pak të fuqishme se armët tradicionale bërthamore, por mund të përdoren në fushën e betejës.
Rusia mban rregullisht stërvitje që përfshijnë armë nukleare taktike, por kjo është hera e parë që Kremlini i ka njoftuar ato.
LEXONI GJITHASHTU:
Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda
Ish-drejtori i CIA-s padit administratën Trump
Zelensky thirrje Hungarisë dhe Polonisë: Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE
- 09:34 Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore
- 09:32 Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
- 09:30 Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda
- 09:27 Ish-drejtori i CIA-s padit administratën Trump
- 09:23 LIVE- Tensione para Parlamentit, qëllohet sërish në drejtim të deputetëve, shoqërohen në polici 5 persona
- 09:21 Zelensky thirrje Hungarisë dhe Polonisë: Mos e bllokoni rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në BE