Sulm në selinë e Policisë Federale në Pakistan, 6 të vrarë dhe 12 të plagosur

24 Nëntor 2025 | 09:18

Dy persona të armatosur kanë sulmuar selinë e një force paraushtarake pakistaneze, duke vrarë tre zyrtarë të sigurisë dhe duke plagosur të paktën 12 persona.

Sipasa raportimeve nga mediat vendase,  ata kanë sulmuar selinë e Policisë Federale në Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit. Ndërkohë, zona është rrethuar dhe ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje.

Autoritetet pakistaneze e kanë përshkruar sulmin si një “komplot terrorist të dështuar”, duke vënë në dukje se sulmuesit u qëlluan për vdekje te porta, përpara se të arrinin të hynin në ndërtesë.

“Autorët e këtij incidenti duhet të identifikohen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif.

Policia Federale e Pakistanit, e njohur më parë si Policia Kufitare, është përgjegjëse për trajtimin e situatave përtej aftësive të forcës policore, duke përfshirë inkursionet fisnore dhe dhunën e bandave kriminale.

Peshawar është pjesë e provincës Khyber Pakhtunkhwa, e cila ndodhet përgjatë kufirit me Afganistanin dhe ka qenë prej kohësh një pikë e nxehtë e dhunës militante.

Talebanët pakistanezë janë aktivë në provincë dhe kanë marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme në të gjithë vendin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Algjeria përballet me mbi 100 zjarre, zgjerojnë personelin në 45 provinca

Algjeria ka dhënë urdhër për mobilizim urgjent të personelit të mbrojtjes civile në 45 provinca, ndërsa vendi po përballet me më shumë se 100 zjarre...
10:21 | 17/07/2026

Japonia ndryshon rregullat e trashëgimisë perandorake, gratë ende jashtë linjës së pasardhësve

Parlamenti i Japonisë miratoi të premten një projektligj për të rishikuar Ligjin e Shtëpisë Perandorake të vendit, i cili përcakton linjën e trashëgimisë së fronit...
10:12 | 17/07/2026

Një raketë godet një cisternë pranë brigjeve të Omanit, trafiku “i paralizuar” në Hormuz pas sulmeve SHBA-Iran

Një sulm i ri ndaj një anijeje cisternë është regjistruar në Gjirin e Omanit , ndërsa konflikti midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit shkakton turbulenca...
09:58 | 17/07/2026