Sulm rus në qytetin e Zelenskit: 19 të vrarë, përfshirë 9 fëmijë

5 Prill 2025 | 16:34

Të paktën 19 persona, mes tyre nëntë fëmijë, janë vrarë në një sulm rus në qytetin e lindjes së Volodymyr Zelenskyy-t, sipas zyrtarëve ukrainas. Rreth 50 persona të tjerë janë plagosur në sulm, sipas shërbimeve të emergjencës, ndërsa guvernatori rajonal tha se mbi 30 prej tyre, përfshirë një foshnjë tre muajshe, ndodhen në spital.

Presidenti i Ukrainës Zelenski deklaroi se sulmi i fundit tregon se Rusia “nuk dëshiron armëpushim. Çdo raketë, çdo dron sulmues tregon se Rusia dëshiron vetëm luftë”. Ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se kishte goditur një objekt ushtarak, deklaratë që ushtria ukrainase e quajti dezinformim.

Autoritetet lokale thanë se sulmi me raketë dëmtoi rreth 20 pallate banimi, më shumë se 30 automjete, një godinë arsimore dhe një restorant. Ata shtuan se ekipet e emergjencës ndodheshin në vendngjarje dhe mjekët po ndihmonin të mbijetuarit.

Duke konfirmuar “goditjen me saktësi të lartë”, ministria ruse e mbrojtjes tha në Telegram se kishte në shënjestër “një mbledhje të komandantëve të njësive dhe instruktorëve perëndimorë” në një restorant të qytetit.“

Sipas rezultatit të sulmit, humbjet e armikut arrijnë deri në 85 ushtarakë dhe oficerë të vendeve të huaja, si dhe deri në 20 mjete të blinduara,” shtoi ministria. Ministria e Mbrojtes së Ukrainës tha se objekt i sulmit ishin vetëm fëmijë dhe civilë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit

Parlamenti danez miratoi të enjten vendosjen e kontributeve në një mision shumëkombësh në Ngushticën e Hormuzit, sipas mediave vendase. Ligjvënësit vendosën që Danimarka do të...
13:36 | 25/06/2026

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

Të paktën 164 persona janë vrarë dhe 971 të tjerë janë plagosur në tërmetet e dyfishta që ndodhën gjatë natës, tha presidentja e përkohshëm e...
13:09 | 25/06/2026

Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve

Aeroportet e Romës do të duhet të pezullojnë sistemin e ri dixhital të kufijve të BE-së për qytetarët jo-BE për të shmangur një “katastrofë” gjatë...
12:48 | 25/06/2026