Sulme me dronë në Rusi, Kremlini fajëson Kievin
Dy sulme me dronë janë kryer në territorin rus duke shërbyer si provë për vazhdimin e mëtejshëm të luftës së Moskës në Ukrainë.
Gjithashtu, një zjarr i rënë në një aeroport në rajonin e Kurskut po konsiderohet nga autoritetet si “sulm terrorist”. Ai vjen një ditë pas disa sulmeve të ngjashme ndaj dy bazave ajrore ruse, për të cilat Kremlini fajësoi Kievin.
“Pas episodeve të dhunës vendosëm të rrisim nivelin e alarmit terrorist dhe ta zgjasnim atë për 15 ditë. Pas zjarrit në pistën ajrore të Kurskut u vendos anulimi i mësimit në dy shkolla të afërta,” – deklaroi Roman Starovoit, guvernator i rajonit të Kurskut, Rusi.
Sulmet me dronë ndodhën teksa presidenti Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë surprizë në Donjeck, ku nderoi trupat ukrainase të përfshira në luftimet intensive.
“Sot jemi në Donbas. Lufta këtu është bërë më agresive, beteja më e vështirë dhe çmimi që po paguajmë më i lartë. Por ka diçka që mbetet e pandryshuar, e ngurtë si hekuri; është kuraja, rezistenca, vullneti juaj dhe rrjedhimisht liria jonë,” – u shpreh presidenti ukrainas, Zelensky.
Vizita e Zelenskyt mund të rrisë moralin, por beteja që po zhvillohet në Bakhmut, epiqendër e luftimeve në Donjeck, po u merr jetën shumë ushtarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 10:56 Në Paris prezantohet vizioni i Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030
- 10:54 GJKKO shpall të pafajshme kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi
- 10:53 Inteligjenca gjermane: Irani po spiunon aktivistët opozitarë
- 10:41 Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’
- 10:40 Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Kosovë, bastisen disa objekte, dyshime për pastrim parash
- 10:38 Braho në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Hetimi i krimit zgjedhor duhet të ndjekë gjurmën e parasë