“Sulme politike”- Berisha: Akuzohem për korrupsion pasiv dhe pastrim parash
Ish-kryeministri Sali Berisha i cilësoi sulme politike të kryeministrit Edi Rama masën e sigurisë të dhënë ndaj tij dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi.
Berisha theksoi se është njoftuar nga SPAK se akuzohet për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”.
“Edi Rama pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në parlamentin e Shqipërsisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë të denoncuar publikisht në këtë sallë, për fshehje dokumentash, manipulim dosjesh dhe bashkëpunim me bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me kushtetutën nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë lëvizjeje nuk mund të cënohet pa miratimin e paralamentit.
Unë pranoj plotësisht sfidën. As kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri, unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit, as kufizimi im për të lëvizur në Evropë nuk mund të ndodhte pa miratimin e komisoneve përkatëse parlamentare. Por në këtë vend ku prokuroria është thjesht një seksion i Partisë Socialiste mund të merret çdo vendim.
Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, ndërsa dhëndri im është arrestuar në aeroport teksa priste të shoqen, ai nuk është marrrë kurrë në pyetje për asnjë problem nga asnjë prokuror apo hetues në vend”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës