Sulmet izraelite vranë të paktën 60 njerëz në Gazë në 24 orë

20 Maj 2025 | 09:43

Sulmet izraelite gjatë natës ndërmjet të hënës dhe të martës kanë vrarë të paktën 60 persona në Rripin e Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Izraeli ka nisur një ofensivë tjetër të madhe në Gazë gjatë ditëve të fundit, duke thënë se synon të kthejë dhjetëra pengje që mbahen nga Hamasi – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian – dhe të shkatërrojë grupin palestinez.

Të hënën, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nisi të lejojë hyrjen e një numri të vogël të kamionëve me ndihma në Gazë për herë të parë pas 2 muajsh e gjysmë, duke thënë se ishte përballur me trysni për të hequr një bllokadë ndaj 2 milionë palestinezëve të territorit, që kishte nxitur frikë për zi buke.

Por, agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara thanë se disa kamionë që kanë hyrë nuk janë as afër përmbushjes së nevojës masive për ushqime, ilaçe dhe furnizime të tjera. Rreth 600 kamionë në dytë kishin hyrë gjatë një armëpushimi, më parë këtë vit.

Dy sulme në veri të Gazës goditën një shtëpi familjare dhe një shkollë të shndërruar në vendstrehim, duke vrarë të paktën 22 persona, më shumë se gjysma e të cilëve ishin gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

Një sulm në qytetin qendror Deir al-Balah vrau 13 persona, ndërsa një tjetër në kampin e afërt të refugjatëve Nuseirat i mori jetën 15 personave, sipas Spitalit të Martirëve të Al-Aksës.

Dy sulme në qytetin jugor të Han Junisit vranë 10 persona, sipas Spitalit Nasser.

Nuk pati komente të menjëhershme nga ushtria izraelite, e cila thotë se sulmon vetëm militantë, dhe fajëson Hamasin për vdekjen e civilëve, për shkak se grupi operon në zona të populluara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)

Zyrtarët ukrainas thanë se Kievi ka përjetuar një sulm të madh rus, ndërsa raketat balistike kanë rënë mbi disa lagje, duke shkaktuar shpërthime. Duke shkruar...
08:15 | 16/07/2026

SHBA vendos tarifa për importet braziliane

SHBA-të vendosën të mërkurën tarifa prej 25% për disa importe nga Brazili, pas një hetimi që zbuloi se vendi i Amerikës së Jugut ishte i...
08:14 | 16/07/2026

Tymi i zjarreve mbulon Toronton, alarm për cilësinë e ajrit (VIDEO)

Cilësia e ajrit në Toronto u rendit si më e keqja midis qyteteve të mëdha në mbarë botën të mërkurën, ndërsa tymi nga zjarret në...
08:10 | 16/07/2026