Marrëveshja Britani-BE, Starmer bën thirrje për t’i lënë pas debatet e Brexit-it

20 Maj 2025 | 09:03

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka bërë thirrje për të lënë mënjanë “luftërat politike” që kanë ndarë vendin që nga referendumi i Brexit-it, pasi Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të re gjithëpërfshirëse që synon të rivendosë dhe forcojë marrëdhëniet dypalëshe.

Marrëveshja, e cila u finalizua të dielën mbrëma përpara një samiti të nivelit të lartë në Londër me pjesëmarrjen e krerëve të BE-së Ursula von der Leyen dhe António Costa, përfshin fusha kyçe si peshkimi, tregtia, mbrojtja, energjia dhe bashkëpunimi politik. Një element thelbësor është leja e aksesit të anijeve evropiane në ujërat britanike për një periudhë 12-vjeçare, në këmbim të lehtësimeve për barrierat tregtare midis të dyja palëve.

Sir Keir Starmer e përshkroi marrëveshjen si një “moment për të parë përpara” dhe për të zhvendosur fokusin nga përçarjet që kanë karakterizuar periudhën pas Brexit-it. “Është koha të largohemi nga debatet e vjetra dhe grindjet politike, për të gjetur logjikë të shëndoshë dhe zgjidhje praktike që u japin më të mirën njerëzve tanë,” tha ai në samit.

Ai shtoi se qeveria britanike është e gatshme të punojë me partnerët evropianë në çdo fushë që sjell përfitime konkrete për qytetarët.

Marrëveshja është pritur me reagime të përziera në skenën politike britanike. Partia Konservatore dhe Reform UK e kanë kritikuar si një “dorëzim tjetër ndaj Brukselit”, ndërsa Demokratët Liberalë e kanë cilësuar si një “hap pozitiv” drejt rindërtimit të marrëdhënieve me BE-në.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen e përshkroi samitin si një “moment historik” dhe vlerësoi lidershipin e Kryeministrit Starmer për arritjen e kësaj marrëveshjeje. “Po kthejmë një faqe.

Po hapim një kapitull të ri në marrëdhënien tonë,” tha ajo, duke shtuar se kjo marrëveshje do të bëjë “një ndryshim të vërtetë për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Bashkimin Evropian”, sidomos në një kontekst paqëndrueshmërie globale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026