‘Kryehakeruesi është Rama’, Meta: Prokuroria hetim të thelluar për sulmet
Kryetari i Partisë së Lirisë deklaroi në një konferencë për media se Edi Rama është kryehakeruesi i këtij sistemi.
“Kjo u provua botërisht nga dalja e të dhënave personale të gati 1 milion qytetarëve para zgjedhjeve dhe përdorimi i tyre nga patronazhistët vetëm për qëllime të shantazhit elektoral,” – u shpreh Meta.
Sipas tij ishte kryeministri ai që mbështeti këtë proces. Meta kujtoi hakerimin ku u ekspozuan fillimisht rrogat, numrat e telefonit të shqiptarëve e më pas targat. Historia, siç tregoi dhe Meta vijoi me hakerimin e e-Albania, ku të dhënat u nxorrën dhe në shitje.
“U godit sistemi TIMS që është një çudi e jashtëzakonshme, një sistem perfekt dhe i mbrojtur prej kohësh, sistemi që bëri të mundur dhe liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptar. U godit edhe Aleati, një tjetër çudi,” – deklaroi kreu i PL-së, ndërsa e përfundoi me hakerimin ndaj Policisë së Shtetit dhe kufizimit për të folur rreth e-mail-eve.
Sipas Metës, më 6 maj 2022 kërkoi t’u impononte bankave kryerjen e shërbimeve nëpërmjet e-Albania, ndërkohë që ishte në dijeni për sistemin.
“Kjo kërkesë e çuditshme e Edi Ramës vinte pas goditjeve të njëpasnjëshme dhe hakerimeve masive që kishin ndodhur më parë në të gjithë sistemi,” – kujtoi Meta.
Ai citon ekspertët e kompanisë Microsoft kur thotë se hakerët kanë ndërhyrë në databazën shqiptare që në maj të vitit 2021, ndërsa aksesi i tyre është përforcuar në korrik 2021 dhe janar 2022.
“Kërkojmë të bëhet transparencë e plotë se çfarë ka ndodhur zyrtarisht. Të bëhet transparencë lidhur me masat dhe planin e rivendosjes në punë dhe garantimin e sigurisë së sistemeve, një vlerësim i situatës së sigurisë kombëtare. Prokuroria duhet urgjent të bëjë një hetim të thelluar dhe serioz për hetimin e qeverisë dhe gjithë institucioneve të tjera,” – bëri thirrje Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK godet grupin e fuqishëm të kokainës, Karamuço jep detaje se ku investoheshin paratë në Shqipëri
Karamuço zbulon se ku kanë shkuar 50 ton kokainë dhe çmimin e saj në treg
“Endrrat e vrara në Shqipëri”, pankartat e qytetarëve në ditën e 17-të të protestës (FOTO)
- 07:13 Ministri iranian i Mbrojtjes: Jemi më të fortë se kurrë
- 22:36 Marrëveshja SHBA-Iran, Papa Leoni XIV: Hapi i duhur për paqe në Lindjen e Mesme
- 22:25 Me lot në sy, Ochoa njofton pensionimin nga futbolli pas Kupës së Botës: Dhashë gjithçka (VIDEO)
- 22:11 Raporti: Marrëveshja SHBA-Iran i lejon Teheranit të nisë menjëherë shitjen e naftës dhe karburanteve
- 22:10 Ardhje surprizë në studion e Erlës, Robert Aliaj vjen bashkë me të bijën, Galan! Mesazhi i vajzës së artistit
- 22:08 Senati nuk arrin të miratojë rezolutën për të kufizuar fuqitë e Trump për veprimet ushtarake kundër Iranit