Sulmet masive ruse synojnë rrjetin energjetik të Ukrainës, thotë Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Rusia ka nisur një sulm të ri masiv që synon rrjetin energjetik të Ukrainës.
Ai shtoi se sulmet ishin në një shkallë shumë të gjerë, duke goditur rajone në perëndim, qendër, jug dhe lindje të Ukrainës, shkruan BBC.
Megjithatë, Zelensky bëri të ditur se energjia ishte rivendosur në shumë zona ku ishte ndërprerë.
Sipas tij, pjesa më e madhe e raketave dhe dronëve rusë po rrëzohen dhe sulme të tilla nuk do të ndalonin përparimin ushtarak ukrainas.
“Sigurisht, ne nuk kemi ende aftësinë teknike për të rrëzuar 100% të raketave ruse dhe të sulmojmë dronët. Do të arrijmë gradualisht në këtë – me ndihmën e partnerëve tanë, unë jam i sigurt për këtë”, theksoi udhëheqësi ukrainas.
Pothuajse një e treta e termocentraleve të Ukrainës dhe objekteve të tjera gjeneruese të energjisë thuhet se janë shkatërruar në një valë sulmesh ajrore, që nga e hëna e javës së kaluar.
LEXONI GJITHASHTU
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata