Sulmet në Francë të ndërlidhura, prokurorët kanë gjetur prova se atentatorët njiheshin
14 Nëntor 2020 |
20:35
Gjatë hetimeve të dy sulmeve terroriste që kanë prekur Francën së fundmi, prokurorët e ngjarjeve kanë gjetur një foto të atentatorit, që vrau mësuesin e një shkolle të mesme, në telefonin e ekstremistit që shkaktoi 3 viktima në Nisë.
Informacionet e gjendura nga prokurorët e anti-terrorit në celularët e dy atentatorëve, tregojnë se këta persona kanë qenë të lidhur me grupin e ISIS.
Gjithashtu, mënyra e ngjashme e vrasjeve me thikë dhe tentativë për prerje të kokës kanë ngritur më tej dyshimet se atentatorët kanë pasur motive të ngjashme.
Sipas këtyre të dhënave mendohet se dy sulmet terroriste janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën. Si pasojë, qeveria franceze ka rritur masat e sigurisë në vende pune, shkolla dhe në kufijtë e vendit.
Lajme të Sugjeruara
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk