Sulmi izraelit në Gaza vret 15 anëtarët e familjes palestineze, mes tyre 9 fëmijë

17 Gusht 2024 | 16:45

Ushtria izraelite bombardoi një magazinë, duke vrarë 15 anëtarë të një familjeje, përfshirë nëntë fëmijë.

Zëdhënësi i mbrojtjes civile në Gaza, Mahmoud Basal, tha të shtunën se 15 persona të vrarë në sulmin e natës ishin anëtarë të familjes Ajlah, me tre gra në mesin e të vdekurve.

“Një zjarr masiv shpërtheu, duke djegur gjithçka në magazinë pasi fëmijët u vranë. Përpjekjet e shpëtimit janë ende duke vazhduar për të gjetur më shumë trupa, “tha ai.

“Ka një nivel të madh zhgënjimi dhe pikëllimi. Trupat tani janë duke u rreshtuar në morgun e spitalit Al-Aksa, ndërsa familja bëhet gati për t’i varrosur.

Sulmi ndodhi pasi ndërmjetësit ndërkombëtarë – Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti – përfunduan negociatat e armëpushimit në Doha të premten, të cilat i përshkruan si “serioze dhe konstruktive”, me qëllim përfundimin e luftës dhe lirimin e robërve izraelitë në Gaza.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026