Sulmi mbi Urën e Krimesë, Rusia kërcënon me hakmarrje. Momenti kur tymi mbulon zonën

12 Gusht 2023 | 19:01

Ministria e Jashtme e Rusisë kritikoi ashpër Ukrainën për atë që e cilësoi si një “sulm terrorist” në Urën e Krimesë.

Përmes një mesazhi të zëdhëneses së ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në aplikacionin e mesazheve Telegram, Kremlini thotë se dënon ashpër sulmet barbare të cilat nuk do të mbeten pa përgjigje.

“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për veprime të tilla barbare dhe ato nuk do të mbeten pa përgjigje”, tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.

Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kishin penguar një sulm me raketa ukrainase në urën 12 milje (19 km), e cila lidh Krimenë e aneksuar nga Rusia, përmes ngushticës së Kerçit.

Ministria tha se forcat ruse kishin rrëzuar gjithashtu një numër dronësh ukrainas që synonin gadishullin.

Edhe në disa pamje të publikuara në rrjete sociale shihen shtullunga të mëdha tymi mbi Urën e Krimesë këtë të shtunë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?

Gjatë 12 viteve të qeverisjes së Narendra Modit në Indi, vetëm një ministër i kabinetit kishte dhënë dorëheqjen më parë, dhe kjo për shkak të...
09:25 | 27/07/2026

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026