Sulmi me 11 të vrarë në Suedi, flamujt e BE-së ulen në gjysmështizë 

5 Shkurt 2025 | 15:53

Flamujt e Bashkimit Evropian u ulën në gjysmështizë sot në shenjë solidariteti me popullin suedez pas të shtënave masive në Örebro, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Zemrat dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave”, tha Von der Leyen në llogarinë e saj në rrjetet sociale X.

Të paktën 11 persona u vranë dje nga të shtënat në një qendër arsimore për të rritur në qytetin e Orebro, Suedi, tha policia.

Autori i dyshuar është një nga të vrarët, por ende nuk dihet saktësisht se sa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage

Partia Laburiste ka pësuar një rritje të ndjeshme në sondazhe, vetëm një javë pasi Andy Burnham u bë kryeministër, duke barazuar ose duke tejkaluar partinë...
17:31 | 28/07/2026

Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit

Rruga e malazezëve drejt BE-së ka marrë një kthesë të papritur. I deklaruar si shtet pararojë nga rajoni ynë Mali i Zi ka marrë tashmë...
16:45 | 28/07/2026

E rëndë në Francë, gjenden në kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti në Orange

Pesë trupa foshnjash të pajeta janë gjetur në banesën e një çifti në Orange, në jug të Francës, sipas burimeve lokale. Policia zbuloi mbetjet e...
12:52 | 28/07/2026