Sulmi me raketa në Izrael, reagon MEPJ: Asnjë shqiptar i lënduar
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri me dije se është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael pas sulmit masiv me raketa nga Gaza.
Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
“Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601”, njofton MEPJ.
Dhjetëra persona të armatosur nga grupi militant islamik Hamas raportohet se kanë hyrë në Izraelin jugor në një sulm të befasishëm dhe aktualisht janë të lirë.
Ushtria izraelite thotë se ka shpallur gjendjen e “gatishmërisë për luftë” dhe ka thirrur rezervistët në përgjigje të sulmit.
Izraeli ka nisur gjithashtu sulme ndaj objektivave në Gaza.
Një person është vrarë në Izrael dhe ka pasur raportime për shpërthime pranë Tel Avivit dhe zonave përreth Gazës.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë