Sulmi ndaj Berishës, Noka akuzon Ramën, Çuçin dhe Veliun
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka akuzoi Edi Ramën, Bledi Çuçin dhe Ardi Veliun për sulmin e sotëm ndaj Sali Berishës.
Sipas tij ky skenar i pushtetit kishte tre qëllime.
Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët sot, të mos kishin zë ndryshe nga zëri i regjimit. Së dyti, acarimin e pushtetësve të PD dhe opozitës në një shkallë që do t’i shtynte ata përtej arsyes dhe dhunës dhe përplasjes.
Dhe së treti, shmangien e Berishës dhe opozitës si faktor dhe intelegutor me Perëndimin dhe paraqitjen e saj si një forcë destabilizuese dhe anti-europiane,” – u shpreh Noka.
Deputeti demokrat tha se Çuçi me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë. Sipas tij, ata u përpoqën dhe neutralizuar informatorin e futur të Edi Ramës.
Noka deklaroi se raporti mjekësor që doli për Gert Shehun ishte fals, edhe pse mjeku i tij në një intervistë për Euronews Albania deklaroi se ai vet ka lëshuar raportin autentik.
“Probleme mendore sot ka vetëm një njeri dhe ai quhet Edi Rama. Gjakmarrës serial, siç e pohon edhe vetë te libri Kurbani dhe një gjenerator i krimit të vazhdueshëm të politikës shqiptare,” – u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona