Sulmi në Banjskë, Osmani: Për fat të keq ndaj Serbisë nuk është vendosur asnjë masë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Gjermania ka qëndruar afër Kosovën në periudha të rënda por edhe në procesin e shtetformimit dhe shtetndërtimit.
“Gjermania ka qëndruar pranë nesh jo vetëm gjatë periudhave të rënda për popullin e Kosovës, por edhe në procesin e shtetformimit dhe shtetndërtimit e vazhdon të jetë aleat i ynë i fortë, ndërsa vazhdojmë ta forcojmë demokracinë tonë dhe pozitën tonë ndërkombëtare”, tha Osmani.
Ajo u shpreh se Kosova është partnere e besueshme dhe e përkushtuar e Gjermanisë dhe NATO-s, duke përmendur strehimin e afganëve, mbështetjen e Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Osmani shprehu keqardhjen që nga ana e BE nuk u mor asnjë masë për Serbinë lidhur me sulmin në Banjskë.
“Tani është koha që Kosova t’i bashkohet partnerëve të saj si anëtare e NATO-s duke filluar me Partneritetin për Paqe. Një hap i tillë do të ndikonte pozitivisht në sigurinë, paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Për fat të keq, politika shtetërore e Serbisë vazhdimisht po e sfidon integritetin territorial të Kosovës dhe angazhohet për akte agresioni ndaj Kosovës dhe natyrshëm që për t’i parandaluar këto sulme në të ardhmen ne kemi nevojë për përkrahjen e Gjermanisë sikurse edhe të aleatëve e partnerëve tjerë euroatlantikë. Sulmi terrorist dhe agresioni i 24 shtatorit ishte përpjekje për ta minuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Ballkanin Perëndimor. Hetimet zyrtare konfirmojnë se mbrapa këtij sulmi terrorist dhe akti agresioni kundër Republikës sonë qëndron Serbia dhe institucionet e saj nga organizimi, furnizimi me armatim e pajisje deri te financimi dhe trajnimi i terroristëve në bazat e tyre ushtarake. Sot, në vend se Serbia t’i ekstradojë terroristët, vazhdon t’i inkurajojë ata për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin, derisa, për fat të keq, Serbisë nuk i është vendosur asnjë masë nga ana e BE-së”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta