Sulmi në Zubin Potok, reagon për herë të parë Vuçiç
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar për herë të parë pas sulmit të ndodhur një atë më parë ndaj infrastrukturës jetike të Kosovës në Zubin Potok.
Vuçiç pretendoi se Beogradi “nuk ka të bëjë fare” me sulmin që ndodhi mbrëmë në Ibër-Lepenc, në Zubin Potok dhe këtë, sipas tij, e di edhe Prishtina.
Këtë deklaratë ai e bëri në një bisedë me disa të rinj të partisë së tij, të cilëve duke iu shpjeguar se si në politikë “nuk duhet të nxitohesh”, Vuçiç tha se për këtë s’ka reaguar në mëngjes.
“Asnjëherë mos merrni vendime nën presion. Si mendoni, pse nuk nxitova sot në orën gjashtë të mëngjesit të them se Serbia nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Ibër-Lepenc. E dini, ne mund ta bënim këtë dhe ta kthenim lumin përpjetë për ta, nuk na duhej asnjë terrorizëm”, ka thënë Vuçiç
Një shpërthim mbrëmjen e së premtes i shkaktoi dëme të konsiderueshme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, duke rrezikuar furnizimin me ujë dhe rrymë në vend.
Autoritetet kosovare e akuzuan menjëherë Serbinë se ka gisht në këtë sulm.
LEXONI GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë