Sulmi terrorist ndaj Izraelit, Begaj: Shqipëria kundër terrorizmit të çdo forme
Presidenti i Bajram Begaj, reagoi sot, nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, ndaj sulmit terrorist ndaj Izraelit.
Në reagimin e tij, Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme.
“Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme”-shkruan ai.
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se të paktën 700 persona janë plagosur në sulmet palestineze, mëngjesin e së shtunës.
Të paktën 40 izraelitë kanë vdekur në sulmet e paprecedentë, sipas shërbimeve të urgjencës.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu në një fjalim drejtuar popullit tha se vendi është në luftë, jo në një operacion ushtarak, ndërsa premtoi hakmarrje ndaj armikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion