Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Sarrazin: Kriminal dhe terrorist
Emisari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka komentuar situatën në veri të Kosovës pas sulmeve të së dielës.
Në një intervistë për një media gjermane, ai përgënjeshtroi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç se terroristët ishin provokuar nga policia e Kosovës.
“Deklarimi i Vuçiçit është gabuar sepse konsideroj që nuk e përshkruan me saktësi ngjarjen kryesore të vikendit të kaluar. Më duhet të them se jemi të vetëdijshëm se një përshkrim i tillë paraqet mendimin e një pjese të madhe të popullatës në Serbi dhe të shumicës së serbëve në Kosovë. Presim nga ana e tyre një përshkrim të vërtetë të ngjarjes,” – u shpreh Sarrazin.
Ndërkohë, sulmin e të dielës e cilësoi si kriminal.
“E vërteta lidhur me ngjarjen, nëse e shikojmë veçmas janë skajshmërisht të kundërta, në mes të përshkrimit të shqiptarëve në Kosovë, serbëve në Kosovë dhe atyre në Serbi. Ky përceptim shton rrezikun real për një eskalim të situatës në veri,” – shtoi Sarrazin.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse