Sulmohen dy policë në Kosovë, dërgohen për trajtim në spital

29 Nëntor 2024 | 11:29

Dy punonjës të policisë së Kosovës janë sulmuar teksa ishin në detyrë, nga tre person të dyshuar, të cilët janë arrestuar nga policia.

Mediat kosovare raportojnë se ngjarja ndodhi ditën e enjte në qytetin e Vushtrisë, ndërkohë që shkaqet e nishes së konfliktit të personave në fjalë me policinë nuk dihen ende.

Në njoftimin e Policisë thuhet se punonjësit e policisë po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që tre të dyshuarit janë arrestuar.

“Vushtrri, 28.11.2024 – 17:00. Dy zyrtarë policorë gjatë realizimit të një urdhër arresti ndaj të dyshuarit kosovar kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari dhe dy familjarë të tij. Tre të dyshuarit janë arrestuar. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Njëri prej të dyshuarve pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, edhe në Prizren dje është arrestuar një tjetër shtetas kosovar pasi kanosi dhe ofendoi një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Më tej thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026