Sulmohet me gurë autobusi pas ndeshjes së basketbollit në Itali, vdes shoferi

20 Tetor 2025 | 11:10

Një person u vra kur persona të panjohur sulmuan një autobus me tifozë të ekipit italian të basketbollit Pistoia, dhe kërkimi për autorët është duke u zhvilluar, raportuan sot mediat italiane.

Një shofer autobusi 65-vjeçar u vra kur u godit nga një tullë që u hodh drejt automjetit, raportoi TV Rai.

Incidenti ndodhi mbrëmë në autostradën midis qyteteve Rieti dhe Terni, pas ndeshjes midis Estra Pistoia dhe RSR Sebastiani Rieti, kur një autobus me tifozë u qëllua me gurë dhe sende të tjera.

Tulla theu xhamin e përparmë dhe vrau njërin nga dy shoferët.

Gjatë ndeshjes, e cila u fitua nga ekipi i Pistoias, pati një konflikt midis dy grupeve të tifozëve për arsye që ende nuk janë përcaktuar.

Kryeministrja italian Giorgia Meloni e quajti sulmin ndaj autobusit të papranueshëm.

“Ky është një lajm i tmerrshëm që na ka lënë pa fjalë. Sulmi ndaj autobusit të tifozëve të Pistoias, i cili i kushtoi jetën njërit prej shoferëve i cili u godit nga një tullë, është një akt dhune i papranueshëm dhe i pakuptimtë”, shkroi Meloni në rrjetin social.

Ajo i shprehu ngushëllime “familjes së viktimës dhe mbështetje të gjithë atyre që ishin dëshmitarë okularë të kësaj tragjedie”.

“Unë besoj se ata që janë përgjegjës për këtë akt frikacak dhe kriminal do të identifikohen shpejt dhe do të dalin para drejtësisë”, shtoi Meloni.

Administrata e klubit të Pistoias deklaroi se ishte e tronditur nga sulmi ndaj autobusit me tifozët që po ktheheshin pas ndeshjes dhe i dërgoi ngushëllimet e saj familjes së shoferit që vdiq.

Kryetari i bashkisë së Rietit, Daniele Sinibaldi, e përshkroi incidentin si një akt kriminal tronditës.

“I gjithë komuniteti i Rietit e dënon këtë akt të neveritshëm, i cili nuk ka të bëjë fare me qytetin apo sportin tonë”, tha ai.

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Andrea Abodi, gjithashtu e dënoi sulmin me fjalët më të ashpra të mundshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026

BE dhe Kina bien dakord, nisin bisedimet tremujore mbi deficitin tregtar prej 360 miliardë eurosh

BE-ja dhe Kina kanë rënë dakord të hyjnë në bisedime tre-mujore për të shmangur një luftë tregtare për shkak të çekuilibrit vjetor të importit/eksportit të bllokut prej...
21:30 | 29/06/2026

Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune

Qeveria gjermane synon të pengojë mbylljen e fabrikave të Volkswagen në vend, ndërsa ka bërë të qartë se vendimi përfundimtar i takon vetë kompanisë dhe...
19:56 | 29/06/2026