Sulmuesi i njohur goditet në mes të rrugës, një person i panjohur i thyen kafkën

16 Dhjetor 2024 | 14:51

Sulmuesi i njohur austriak, Guido Burgstaller, ka pësuar dëmtime serioze në kokë pasi u sulmua në qendër të Vjenës, njoftoi klubi i tij, Rapidin i Vienës Sipas deklaratës zyrtare të klubit, 35-vjeçarit i është thyer kafka pas një “goditjeje brutale” nga një person i panjohur gjatë fundjavës.

Klubi konfirmoi se Burgstaller do të mungojë për disa muaj për shkak të dëmtimit të rëndë dhe aktualisht po trajtohet në spital. Rapidi i Vienës shprehu besimin tek autoritetet që autori i sulmit do të zbulohet dhe sillet përpara drejtësisë sa më shpejt.

Burgstaller, i cili ka përfaqësuar kombëtaren austriake 26 herë, u sulmua papritur teksa po lëvizte në rrugë. Ai mori ndihmën e menjëhershme mjekësore në vendngjarje përpara se të transportohej drejt spitalit.

Karriera e 35-vjeçarit përfshin një qëndrim të shkurtër me Cardiff City në 2014, ku ishte nënshkrimi i dytë i Ole Gunnar Solskjaer. Pas vetëm tre paraqitjeve për klubin uellsian, ai u transferua te kklubi gjerman Nurnberg. Burgstaller ka luajtur gjithashtu për Schalke dhe St. Pauli në Gjermani përpara se të rikthehej te Rapidi i Vienës në vitin 2022.

Në vitin 2023, Burgstaller u përfshi në një incident që solli largimin e tij nga kombëtarja austriake, pasi u kap në video duke kënduar këngë homofobike pas një fitoreje të rëndësishme kundër Austrisë së Vjenës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026