Super blerjet e Liverpool: Zyrtarizon Frimpong, gati akordi me mesfushorin e njohur

31 Maj 2025 | 13:24

Liverpool duket se do të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës, duke nisur punën zyrtarisht me emra konkretë. Ekipi i udhëhequr nga Arne Slot, i cili pak javë më parë u shpall kampion i Anglisë, ka prezantuar blerjen më të fundit, holandezin Jeremy Frimpong. Anësori ka qenë pjesë e Leverkusen për katër vite e gjysmë dhe pak orë më parë u bë pjesë e Liverpool, ku do të bashkohet me lojtarë të tjerë të përfaqësueses së Holandës, përfshirë kapitenin Virgil Van Dijk.

24-vjeçari kushtoi 35 milionë euro klubit, një vlerë e pranueshme për një futbollist me shumë potencial, mjaft fizik dhe i shpejtë. Ai firmosi një kontratë pesëvjeçare. Frimpong ishte titullar i padiskutueshëm te Leverkusen, ku gjatë sezonit të fundit luajti në 53 ndeshje.

Liverpool nuk do të ndalet me kaq, pasi sipas mediave britanike, ka arritur akordin me mesfushorin Florian Wirtz. Ky i fundit refuzoi ofertën e Bayernit, një situatë e rrallë në Bundesligë, dhe nuk u bind nga planet e trajnerit Kompany, duke vendosur të luajë nën drejtimin e Arne Slot në sezonin e ri futbollistik. Me këto dy blerje, “të kuqtë” po bëjnë një merkato të jashtëzakonshme, ndërsa priten edhe nënshkrime të tjera në ditët në vijim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit

Në Galerinë e Arteve të Pogradecit është çelur ekspozita personale e piktorit Anastas Kostandini, me titull “Qyteti i Dehur”. Cikli përfshin 50 punime në teknikën...
16:23 | 19/07/2026

34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri

Italia ka përkujtuar këtë të diel 34-vjetorin e vrasjes së prokurorit antimafia Paolo Borsellino, i cili humbi jetën më 19 korrik 1992 në një atentat...
16:01 | 19/07/2026

Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës

Valët e të nxehtit nuk ndikojnë vetëm në shëndetin fizik, por edhe në atë mendor. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta dhe netët tropikale mund...
15:58 | 19/07/2026