‘Super politikan’, Meta: I propozova një emër Berishës për ‘Parlamentin e Tiranës’
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur pas takimit që pati me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu.
Meta u shpreh se i ka propozuar një emër Berishës për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ai nënvizoi se Berisha e mirëpriti propozimin e tij, ndonëse nuk e bëri publik emrin.
“Nuk kam pasur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë dhe kudo tjetër, për arsye se ky është një proces që i takon primareve dhe do respektojmë çdo emër që del nga primaret. Por i kam propozuar një emër zotit Berisha, për kryetar të Parlamentit të Tiranës, të cilin ai e priti me shumë kënaqësi.
Të jini të sigurt, Parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë institucioni më i rëndësishëm deri në Parlamentin e ri të Shqipërisë. Do e merrni vesh shumë shpejt. Është super politikan”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 18:07 Vritet në Itali gazetari sportiv Luca Esposito, trupi i tij gjendet i djegur
- 17:45 Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë
- 17:14 Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes
- 16:50 Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?
- 16:23 Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 16:01 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri