Superjahti rus mbërrin në Hawaii pas urdhrit të konfiskimit nga SHBA
Një superjaht rus “Amadea” i kapur në Fixhi muajin e kaluar nga autoritetet amerikane, i cili kap vlerën prej 300 milionë dollarë është në pronësi të oligarkut rus të sanksionuar Suleiman Kerimov.
Superjahti ka mbërritur në Hawaii, treguan të dhënat e gjurmimit të anijes Refinitiv Eikon, raporton Reuters.
Task-forca KleptoCapture e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së është fokusuar në sekuestrimin e jahteve dhe aseteve të tjera luksoze të oligarkëve rusë në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Presidentit rus Putin për luftën në Ukrainë.
Jahti 106 metra u largua nga porti Lautoka i Fixhit javën e kaluar pasi Gjykata e Lartë e ishulliy Paqësorit vendosi që ai të largohej nga vendi sepse ishte e kushtueshme për qeverinë ta mirëmbante atë
FBI deklaroi se anija çaktivizoi sistemet e saj të automatizuara të informacionit më 24 shkurt, pasi Rusia pushtoi Ukrainën, si pjesë e një përpjekjeje për të shmangur konfiskimin.
Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Kerimov është pronari i vërtetë përfitues i Amadea-s. Kerimov u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në 2014 dhe 2018 në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Siri dhe Ukrainë. Ai është sanksionuar edhe nga Bashkimi Europian.
LEXONI GJITHASHTU
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 08:08 Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti