Superkomisioni që do krijojë PS, juristi: Nuk ka asnjë shkak ligjor ta justifikojnë

25 Maj 2024 | 21:50

Temë e emisionit Review në Euronews Albania, këtë të shtunë, ishte rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste dhe kryeministri Rama dhe që pritet të kalojë ditën e hënë në parlament.

I ftuar në studio juristi Ervi Çela, komentoi rezolutën dhe krijimin e komisionit Ad-Hoc që do të ketë kompetenca shumë të zgjeruara që do të shqyrtojë dhe ligjet.

Çela nuk ka arsye që të krijohet një superkomision i tillë, pasi parlamentit nuk i mungon asgjë që të bëjë ligje dhe të bëjë analizën e të gjitha institucioneve.

“Ne po flasim për një komision që do ketë të drejtë të shqyrtojë dhe ligjet. Çfarë i mungon parlamentit që të bëjë këtë punë. Sot kuadri ligjor është i plotë. Nëse një ligj ka nevojë për një amendim mund të bëhet një amendim, nëse një ligj duhet të abrogohet, bëhet një ligj i ri. Të gjitha instrumentat janë, atëherë pse na duhet ky komision që ka tagrin e gjithë pushtetshëm për të bërë analizën e të gjithë institucioneve e të gjitha ligjeve dhe për të na dalë me projekte konkrete. Ne nuk kemi mangësi në kuadrin ligjor. Ne i kthehemi pjesës problematike, çfarë i ka munguar ligjvënësve që kanë marrë mandatin që prodhojnë ligje për të shkuar në një superkomision me kompetenca kaq të gjera. Në mënyrë absolute nuk gjejmë një shkak ligjor që të na çojë në këtë gjë”, tha Çela.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore

Më 6 korrik 1943, forcat naziste gjermane, që hynë në Shqipëri nga Greqia, kryen masakrën e Borovës në Kolonjë, duke djegur tërësisht fshatin dhe vrarë...
18:29 | 06/07/2026

Goditjet nga i nxehti, mjekët paralajmërojnë: Shkaktohen edhe gjendje komatoze

Temperaturat e larta të verës mund të shkaktojnë gjendje të ndryshme shëndetësore, goditja nga I nxehti është një prej tyre. Mjekët e shërbimit të urgjencës...
18:16 | 06/07/2026

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026