Superliga Europiane fiton betejën me UEFA: Kanë abuzuar me pushtetin

21 Dhjetor 2023 | 13:01

Superliga e Evropës në futboll, kompeticioni i ri i cili dalëngadalë po merr formë, ka fituar betejën e parë ndaj FIFA dhe UEFA. Këtë të enjte është zhvilluar seanca gjyqësore, e cila ka vendosur në favor të Superligës, me këta të fundit, të cilët kanë ndërmarrë nismën për një inovacion në futboll. Kujtojmë se kohë më parë, përfaqësues të saj kishin apeluar monopolin e dy qeverive evropiane e botërore të futbollit, ku sipas kërkesës, pushteti i tyre është absolut.

Dicka të tillë e ka vënë në dukje dhe vetë gjykata, ku gjatë seancës ka deklaruar se abuzimi i UEFA dhe FIFA ka qenë i dukshëm. Në këtë pikë, jep të drejtën e krijimit të një kompeticioni i cili do të konkurrojë në treg, për më tepër do të ishte më e legjishme një garë paralele e menaxhuar nga vetë klubet.

Pak minuta pas vendimit ka reaguar dhe vetë Superliga e Evropës, nëpërmjet përfaqësuesit të saj.

“Ne kemi fituar të drejtën për të konkurruar. Monopoli i UEFA-s ka mbaruar. Futbolli është i lirë. Tani klubet nuk do të vuajnë më nga kërcënimet dhe sanksionet. Ato janë të lirë të vendosin për të ardhmen e tyre. Për tifozët do t’i transmetojmë të gjitha ndeshjet e Superligës falas. Për klubet, të ardhurat dhe pagesat e solidaritetit janë të garantuara”, tha përfaqësuesi.

Reagime në lidhje me vendimin e gjykatës ka pasur dhe nga dy klubet e futbollit, Reali dhe Barcelona, të cilat ishin të parat që përqafuan idenë e krijimit të një kompeticioni të ri të pavarur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026