Sveçla: Do të zbatojmë reciprocitetin nga 1 shtatori
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se më 1 shtator Kosova do t’i zbatojë pa hezitim vendimet për reciprocitet me Serbinë për targat dhe letërnjoftimet.
Ai thotë se Policia e Kosovës është e gatshme që të zbatojë këto dy vendime.
Sveçla beson se serbët e Kosovës e kanë kuptuar nevojën e zbatimit të këtyre dy vendimeve. Sipas tij ata kanë qenë viktima të propagandës serbe dhe ruse.
“Zbatimi i këtyre dy vendimeve u shty për një muaj me qëllim që qytetarët e etnisë serbe në Kosovë të informohen sa më shumë, sa më drejt për këto dy vendime. Ne dhe aleatët tanë ndërkombëtarë kishim ndjenjën se kishte një keqpërdorim të shtuar të këtyre qytetarëve duke qenë viktima të propagandave të Serbisë dhe Rusisë prandaj vlerësuam se është e nevojshme që të vazhdojmë me këto fushata vetëdijesuese,” – u shpreh ministri, shkruan Klan Kosova.
Ai thotë se “në veri tashmë kemi një situatë komplet ndryshe, të paimagjinueshme nga më herët për sa i takon sundimit të rendit dhe ligjit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë
- 07:33 Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
- 07:26 Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’
- 07:20 Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 07:14 Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar