Sylvinho nuk i grumbulloi, Berisha, Muja dhe Seferi motivojnë shokët para Serbisë
Jashtë listës së Sylvinhos, por portieri Etrit Berisha dhe sulmuesit Seferaj e Muja i kanë uruar fat Kombëtares dhe fitore në ndeshjen ndaj Serbisë.
Portieri Etrit Berisha nuk ka harruar të motivojë shokët e tij në prag të kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka publikuar një foto të vetën me plis në kokë dhe shkruan: “Suksese djema, dalshit faqebardhë”.
Sulmuesi Arbnor Muja mund të cilësohet padyshim si “i harruari” i Sylvinhos. Pasi Shqipëria u kualifikua në Europian, ai nuk u ftua më nga trajneri brazilian, duke mbetur jashtë edhe nga kompeticioni që u zhvillua në Gjermani. Edhe pse Muja nuk është grumbulluar me Kombëtaren kuqezi, nuk i harron shokët e skuadrës dhe përmes një postimi në “InstaStory” shkruan: “Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë! Paçi fat. Me këmbë të mbarë.”
Po ashtu, sulmuesi tjetër Taulant Seferi ka postuar në rrjete sociale: “Forca Shqipëria, gjithmonë me ty dhe për ty.”
Kujtojmë që sfida kundër Serbisë luhet këtë të shtunë në orën 20:45, ndërsa ajo kundër Letonisë më datë 10 qershor.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë