“Ta fitojmë bastin historik për Shqipërinë në BE”, Rama: Përpara qëndron data 11 maj

12 Prill 2025 | 14:34

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij gjatë fushatës, ka theksuar se nuk ka një popull më të njesuar për përkatësinë evropiane sesa shqiptarët.

Ai theksoi se shqiptarët kanë një lidhje të thellë dhe të pandarë me Europën, duke e konsideruar veten si pjesë të “pemës së lashtë” të kontinentit.

“Ne nuk jemi këtu për të ju shoqëruar nëpër legjenda, por për të ju treguar se kemi qenë gjithmonë të lidhur me fatin evropian, që na është përcaktuar nga heronjtë tanë kombëtarë dhe rilindësit, të cilët na lanë amanet një vizion të qartë për një Shqipëri të barabartë dhe të lirë, pjesë të Bashkimit Evropian,” tha Rama.

Ai e përshkroi popullin shqiptar si një komb të qëndresës dhe përsosmërisë.

Rama u shpreh gjithashtu se fati i shqiptarëve tani është të japin shtysën e fundit për të vendosur Shqipërinë një herë e mirë në “këndin e ndërtesës evropiane”, ku ata do të ngjisin flamurin e Bashkimit Evropian, duke u bërë pjesë e kësaj “ndërtesë” të madhe që është Bashkimi Evropian.

Në përfundim, kryeministri shprehu bindjen se Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të këtij ëndrre dhe se bashkë me shqiptarët, ai dhe qeveria do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur këtë qëllim historik.

“Duke i shpallur Evropës se ata ishin pema e lashtë e kopshtit të saj dhe filizimi i njomë mes kombeve të saj të plakura. Nuk kam ardhur këto sot që tju marr për dore për t’ju zhytur nëpër legjenda për t’i shkuar pas, së bashku me ju, në një marshim të fundit drej tokës të premtuar të Evropës për t’u bërë një me fatin evropian që ai atje. Aty ku së bashku do të ngjisim edhe flamurin më të bukur në botë. Po ta mendosh nuk ka në Ballkan një popull të dytë si arbërori, shqiptari që në shekuj rraskapitës të jetë ngulur si një aspekt në majë të një shëkmbi për t’i pemtuar gjithçkaje dhe gjithkujt, shpesh kundër çdo parashikimi, prandaj nuk ka në Ballkan një komb tjetër më të njesuar me ndjenjën e përkatësisë ndaj Evropës, që siç e shkruan rilindasit, dielli lind andej nga perëndon, sesa ky komb e ky popull.

Ne sot këtu përfaqësuesit dhe përfaqësueset e popullit socialist dhe progresit, nis e përpjeta e fundit e Europës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. Përpara nesh është vetëm një datë, 11 maji, e afërt sa 30 mëngjese dhe pas saj është vetëm një mandat i gjatë sa 4 vjet për të fituar bastin historik me Europën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Europën”, tha kryeminstri Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026