“Ta sfidojnë Bashën në zgjedhje, të nxjerrin kandidat”, Hoxha: Ja ç’duhet të bëjë PD

9 Qershor 2023 | 13:54

Gazetari Poli Hoxha, ishte këtë të premte në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth situatës së Partisë Demokratike zyrtare, ku tashmë është caktuar si datë për të zgjedhur krytarin e ri 29 korriku.

Hoxha tha se debatet e shumta dhe përpjekjet e deputetëve për të mos e lejuar Bashën të garojë janë e një mendësie të kaluar dhe nuk i shërbejnë vërtet partisë, pasi nëse Basha duhet apo nuk duhet të jetë kryetar sërish, kjo i takon demokratëve ta vendosin me votë.

“Mënyra se si thonë për Lulzim Bashën është një mënyrë që nuk e di unë, edhe Berisha i vajti Ibsen Elezi aty edhe thonë jo. Thonë jo dhe nuk japin argumente, nuk fiton ai thonë. Po mirë munde, sepse ti je shumë i fuqishëm në atë parti, këta janë një grupim shumë i fuqishëm.

Këta flasin edhe në emër të bazës thonë nuk e do baza. Se do baza, kjo tregohet me votë. Nxirrni kandidatin përball Bashës, kandidatin më të mirë tëndin dhe mbështeteni meqë  nuk doni Bashën”,-tha Poli Hoxha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026