Tabaku në mbledhjen e ERE-s: Anuloni vendimin për vendosjen e fashës 800kw
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kërkuar në mbledhjen e Bordit të ERE-s që të anulohet vendimi për tarifimin me 42 lekë më shumë për fashën mbi 800kw.
Në fjalën e saj, Tabaku u shpreh se bordi nuk duhet të mendojë që tarifimi të kryhet në një moment të dytë.
“Duke dëgjuar me interes të gjithë anëtarët e bordit dhe njëherë dua që t’ju bëj thirrje që me këto të dhëna të reja që ju mendoni që keni marrë, tarifoni në kuadrin e vlerësimit në një moment të dytë dhe ta revokoni vendimin mos ta shtyni me një muaj”, theksoi ajo.
Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjatë këtij muaji do të do të rishikohet situata dhe do të vendoset nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat.
Në mbledhjen e ERE u vendos sot që hiqet fasha 800 kwh për muajin tetor, ku votuan 5 anëtarë.
LEXONI GJITHASHTU
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid