Tabaku prezanton nismën për ndryshimet në ligjin e koncesioneve
Ditën e sotme, deputetja e PD Jorida Tabaku ka prezantuar nismën e saj për ndryshimet në Ligjin për Koncesione dhe PPP në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Ajo prezantoi shqetësimet që janë të lidhura me dëmet financiare në buxhet dhe në frymën e konkurencës por edhe shkeljes së MSA.
“Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur një dëm prej 8 mld eurosh. Kontratat publike dhe PPP janë 2.8 mld euro. Një sërë kontratash kanë ardhur nga ligjet speciale, që targetojnë kompani të veçanta
Duam të paraqesim një paketë ndryshimesh që duan të ndihmojnë ligjin aktual.
Përgjegjësia personale: çdokush që mban një post publik jo vetëm që duhet të mbajë përgjegjësi personale për veprimet, por njëkohësisht edhe duhet të përgjigjet për veprimet dhe mosveprimet. Prandaj amendimet janë menduar për të forcuar edhe më tej përgjegjësinë personale, me parimin e forcimit të refuzimit të individit për të kryer një vepër korruptive. Synimet e amendimeve kanë për qëllim mbrojtjen e kësaj shtrese”, tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS
- 12:33 Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje
- 12:30 Akuzat për sigurinë ushqimore në Akademinë e Sigurisë, reagon “SORI-AL”