Tabaku: Qeveria dështoi në menaxhimin e dy krizave të mëdha të këtij viti, 1 mld euro rënie në GDP-në e vendit
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se ka dështuar në menaxhimin e dy krizave të mëdha të këtij viti, tërmeti dhe pandemia.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një statusi në faqen e vet në Facebook shprehet se për shkak të keqmenaxhimit nga ana e qeverisë rezultati është 1 mld euro rënie në GDP-në e vendit dhe një krizë e madhe në ekonominë dhe rritje të papunësisë.
“INSTAT raporton se rënia ekonomike në vend për 3 mujorin e tretë është 130 mln euro ndërsa Produkti Brendshëm bruto, pra çfarë prodhon e gjithë ekonomia jonë, është kontraktuar me 3.3%. Parashikimet flasin se ekonomia do të kontraktohet për këtë vit në 7.5% të PBB-së.
Buxheti 2021 nuk është ideuar për t’i ndihmuar qytetarët. Varfëria do të rritet sikundër dhe BB e ka parashikuar duke shkuar në nivelet e 2005, pra shqiptarët do të kthehen 15 vjet pas tek të ardhurat e tyre.
Ndërkohë që në këtë kohë krize ku janë humbur nga ekonomia 1 mld euro qeveria shqiptare do të japë për PPP-të e programuara 120 mln euro duke u rritur me 40% në raport me këtë vit”, shprehet ish-deputetja demokrate.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni