Tabaku: SPAK të kërkojë arrestimin e figurave politike për inceneratorët
Jorida Tabaku ka disa kërkesa shtesë ndaj SPAK, pas kërkesës së këtij institucioni për arrestimin e 10 personave në lidhje me inceneratorët.
Tabaku, Kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, thotë se SPAK duhet të kërkojë arrestimin e personave me përgjegjësi politike, si Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri.
“Ministria e Financave ka lejuar që të dorëzojë 20 milionë euro paradhënie për punë të pakryera të cilat kanë përgjegjës Arben Ahmetajn dhe Damian Gjiknurin”, u shpreh Tabaku në një deklaratë për mediat.
Tabaku tha se hetimet për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit duhet të trajtohen në mënyrë të përbashkët, pasi janë të ndërlidhur.
“Kemi pritur që SPAK të kalojë përtej pushtetit politik dhe të kryejë detyrën për të cilën PD e ka votuar”, u shpreh ajo.
SPAK kërkoi sot arrestimin e 10 personave për inceneratorin e Fierit të martën, pas hetimeve për abuzime.
Një ndër të arrestuarit është deputeti i PS-së, Alqi Bllako.
Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City