Tabaku takim me Kurtin në Prishtinë: Rruga jonë e integrimit është jetike
Kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku, ndodhet prej dy ditësh, në një vizitë zyrtare në Kosovë.
Mëngjesin e kësaj ë marte ajo ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në mbishkrimin e një fotoje të shpërndarë në facebook gjatë takimit, Tabaku shkruan se rruga e integrimit drejt BE-së është jetike për të dyja vendet, ndaj dhe duhet të punohet së bashku drejt këtij qëllimi.
“Mirëmëngjes ! Me Albinin për shqiptarët në Shqipëri edhe Kosovë. Rruga jonë e integrimit është jetike; Çfarë është e përbashkët mund të rritet së bashku, shprehej kancelari gjerman Brandt. Kemi shumë për të mësuar nga njëri tjetri”, shkruan tabaku.
Kujtojmë se ditën e djeshme kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian nisi vizitën e saj në Kosovë ndërsa takimet e para i kreu me kryetarin e LDK, Lumir Abdxhikun.
Në praninë e kolegëve demokratë dhe njëkohësisht anëtarëve të Komisionit të Integrimit, Açka dhe Çollaku, Tabaku diskutoi me kryetarin Abdixhiku mbi çështjet prioritare të Kosovës.
Më tej të tre përfaqësuesit e PD iu drejtuan varrezave të Dëshmorëve në Prishtinë ku kryen homazhet përkatëse në varrine. Ibrahim Rugovës dhe heronjve të tjerë që dhanë jetën për lirinëdhe pavarësinë e Kosovës.
Takimet e radhës ishin ato me Komisionin e Integrimit Europian në Parlamentin e Kosovës. Në të zonja Tabaku u shpreh për domosdoshmërinë e ngritjen e një ekipi të përbashkët teknik për të forcuar edhe më tej rrugëtimin Europian që duhet të ketë Kosova dhe SHqipëria.
Në takim u diskutuan edhe një koordinim më i mirë në lidhje me përfaqësimin e Kosovës dhe përpjekjen për të përfshirë Kosovën në organizatat e BE si COSAC.
Gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Konjufca, diskutimet qenë të lidhura me çështjen e integrimit dhe njëkohësisht temën e nxehtë sot në Kosovë, çështjen e raporteve me Serbinë.
Tabaku u shpreh se “Ne do të mbështesim çdo vendim të marrë nga elita politike e Kosovës. Ne, vazhdoi ajo, jemi vëllezër por askush nuk hyn në punët e shtëpisë së vëllait. Ajo u shpreh se fati i Ballkanit Perëndimor është ai në BE dhe se rritja e pranisë amerikane dhe europiane në rajon e ka forcuar edhe më shumë projektin e një rajoni në BE.
Më tej ajo shprehu domosdoshmërinë që BE të finalizojë procesin e liberalizimit të vizave. Rajoni ka nevojë për një Kosovë pa viza dhe vetë BE ka nevojë për një Kosovë pa viza, u shpreh Tabaku.
LEXO GJITHASHTU:
Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve
Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)
- 19:56 Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:45 Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
- 19:35 Rekrutimi i të riut në ushtri, përleshje të egra midis civilëve dhe ushtarëve ukrainas në Lviv (VIDEO)
- 19:23 Libani vijon bisedimet me Izraelin për të filluar tërheqjen ushtarake
- 19:16 Rekord i ri i temperaturave, qershori 2026 më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore
- 19:08 Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave