Tafaj komenton shortin e kuqezinjve dhe derbin e kryeqytetit: Shanset tona janë reale

13 Shkurt 2026 | 19:14

I ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews, ish-futbollisti dhe ish-trajneri Alban Tafaj, aktualisht pjesë e sektorit të edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, komentoi situatën e ekipeve shqiptare në kampionatet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ai e konsideron shortin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve një mundësi për të rritur eksperiencën e ekipit, edhe pse ekipi ra në ligën C.

“Është mundësi më shumë sepse ekipet janë me një nivel pak më të ulët. Megjithatë Finlanda është për t’u diskutuar, mënyra e lojës së tyre është disi ndryshe nga skuadrat e tjera europiane. Shorti është i mirë për të promovuar shanset tona dhe pse jo, për të qenë pjesë e europianit të ardhshëm,” tha Tafaj.

Ai komentoi gjithashtu derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, duke theksuar rëndësinë e fokusit dhe motivimit për skuadrat.

“Derbi është e vështirë të luhet, derbi vetëm fitohet. Nuk ka nevojë për karikim nga trajneri, lojtarët vetë janë të fokusuar 100% për të dhënë maksimumin. Fitimi i derbit është një super anë pozitive për të gjithë skuadrën, ndërsa humbja do të ketë ndikim në imazhin dhe performancën e ekipit,” u shpreh ai.

Tafaj shtoi se, pavarësisht oshilacioneve, Partizani ka treguar përmirësim në mentalitet dhe lojë, ndërsa Tirana duhet të përqendrohet maksimalisht për të fituar këtë sfidë vendimtare.

Duke folur për garën për titullin, Tafaj vlerësoi disa skuadra si favorite.

“Nga katër skuadrat me formë dhe mentalitet të ndryshëm, shikoj Egnatin dhe Vllazninë të motivuara, po pse jo edhe Elbasanin. Këto tre ekipe mund të ndajnë nga 30% shanset për fitore, ndërsa Dinamo duket më pasive në këtë garë,” përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Leo Ballhysa, lideri që shpëtoi Kukësin! Zbulohen klubet që e kërkojnë

Kukësi arriti të shpëtojë sezonin duke siguruar qëndrimin në Kategorinë e Parë, pas fitores 2-0 në përballjen direkte ndaj Butrinti. Një ndeshje vendimtare që i...
18:37 | 29/05/2026

Çoçlli: Final 4 “në fije të perit”, ndeshja Dinamo–Egnatia vendos fatin e titullit

I ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” në Euronews, trajneri i futbollit Nikolin Çoçlli u shpreh se gara e “Final 4” mbetet plotësisht e hapur dhe...
18:30 | 29/05/2026

Maksuti zbulon detajet e transferimit te Akhmat Grozny: Kam garanci minutash, Rusia hap i madh në karrierë

I ftuar në emisionin Kubi Sportiv në Euronews, sulmuesi i ri shqiptar Erald Maksuti ka folur për transferimin e tij te Akhmat Grozny, duke zbuluar...
19:20 | 27/05/2026