Tajvani do të bllokojë bankat ruse nga SWIFT
Tajvani do t’i bashkohet masave për të bllokuar disa banka ruse nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT njësoj si vendet perëndimore.
Kjo ishte deklarata e kryeministrit Su Tseng-chang, këtë të martë për gazetarët.
Tajvani do të “shqyrtojë” produktet e eksportuara në Rusi në përputhje me Marrëveshjen Wassenaar, e cila rregullon kontrollet e eksportit për armët dhe mallrat dhe teknologjitë me përdorim të dyfishtë, u tha ligjvënësve ministri i çështjeve ekonomike Wang Mei-hua.
Eksportet e tilla nuk do të lejohen “nëse nuk ka arsye legjitime,” tha ai.
Wang pranoi se tregtia e Tajvanit me Rusinë është minimale, por tha se prodhuesit kryesorë të çipave tajvanezë janë zotuar të gjithë të jenë në përputhje me politikat e qeverisë dhe rregulloret përkatëse.
Ndërkohë, Tajvani dërgoi 27 tonë furnizime mjekësore në Ukrainë të hënën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 16:45 Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision
- 16:42 Trump optimist për Iranin: Pati takime shumë të mira në Katar, diplomacia po jep rezultate
- 16:35 Trajneri i Ekuadorit, Sebastian Beccacece jep dorëheqjen pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:34 PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë
- 16:31 WhatsApp prezanton funksionin e ri, njerëzit mund të zhvillojnë biseda pa përdorur numrin e telefonit
- 16:26 Franca dhe OBSH kërkojnë mbrojtje më të madhe për fëmijët nga platformat dixhitale