“Takim i shkëlqyer në Pekin”, Putin fton udhëheqësin e Koresë së Veriut në Rusi

3 Shtator 2025 | 09:04

Ngjarjet që shënojnë 80-vjetorin e fitores ndaj Japonisë militariste në Pekin u zhvilluan në mënyrë të shkëlqyer dhe në nivelin më të lartë, tha Presidenti rus Vladimir Putin gjatë bisedimeve me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në Pekin.

Putin vuri në dukje se në mëngjes ata kishin marrë pjesë së bashku në ngjarjet përkujtimore të organizuara nga Kina për të shënuar 80-vjetorin e fitores. Si pjesë e festimeve, Kina organizoi një paradë ushtarake në shkallë të gjerë në Sheshin Tiananmen.

“Të gjitha këto ngjarje u mbajtën shkëlqyeshëm, thjesht shumë mirë, në një nivel të lartë”, theksoi Putin.

Ndërkaq, presidenti rus Vladimir Putin e ka ftuar udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un të vizitojë Rusinë.

Pasi takimi i tyre në Pekin mbaroi, udhëheqësi rus e shoqëroi Kim-in deri te makina e tij. “Shihemi së shpejti”, tha udhëheqësi i Koresë së Veriut, duke iu drejtuar Putinit nëpërmjet një përkthyesi. “Po, ne po ju presim; ejani”, u përgjigj Putin.

Kim i uroi Putinit shëndet të mirë dhe suksese në punën e tij. “Po ashtu”, tha presidenti rus.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026