Takim me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja, Kurti mbërrin në ambientet e Kuvendit (VIDEO)
Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të zhvillojë këtë të premte takime të ndara me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Këto takime do të vijnë në kuadër të konsultimeve për formimin e institucioneve të reja të vendit.
Takimi me Hamzën do të mbahet në orën 09:00, ndërsa ai me Abdixhikun në orën 18:00, të dy në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë pak minuta më parë Kurti ka mbërritur në ambientet ku do të mbahet takimi teksa theksoi se pret që takimi të jetë konstruktiv.
“Presim që takimi të jetë konstruktiv dhe t’i konstituojmë institucionet”, tha Kurti.
Takimet vijnë pasi Kurti u ka dërguar letër për takim kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij i është përgjigjur pozitivisht ftesës dhe është e gatshme të zhvillojë takimin. Gjithashtu edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka refuzuar ftesën për takim. Kryetari , Ardian Gjini, publikoi letrën zyrtare drejtuar Kurtit, ku thuhet se Aleanca nuk e sheh të nevojshëm një takim të tillë.
Abdixhiku: Do të takohem me Kurtin, zgjedhjet e reja çmenduri politike
Takimi për krijimin e institucioneve të reja, PDK pranon ftesën e Kurtit. Gjini e refuzon
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
- 08:58 Wally Funk, gruaja më e vjetër që shkoi në hapësirë vdes në moshën 87-vjeçare
- 08:41 DHS: Meksikani i vrarë nga agjentët e ICE nuk ishte objektiv i synuar i arrestimit
- 08:33 Ajatollah Ali Khamenei varroset në qytetin e tij të lindjes
- 08:33 Autori i vrasjes së Charlie Kirk: Do doja të mos e kisha bërë
- 08:27 Pothuajse e gjithë Franca në zonën e kuqe dhe portokalli, temperatura do të arrijë në 41 gradë
- 08:24 SHBA-ja këmbëngl se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit