Takimi i 11-të për MSA-në, Calavera: BE krah Shqipërisë për implementimin e reformave
Ditën e sotme u mbajt takimi i njëmbëdhjetë i përbashkët Shqipëri Bashkim Evropian, për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), takim i cili u zhvillua online dhe u hap nga drejtuesja e zyrës së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera.
“E nderuar që hapa takimin e 11-të të MSA-së mes BE-së dhe Shqipërisë dhe të shoh kaq shumë të mira të dalin nga të dyja palët. Ka qenë një vit i vështirë me tërmetin e vitit të shkuar dhe pandeminë, por vëmendja mbetet te rrugëtimi i reformave, BE qëndron fortë krah Shqipërisë në implementimin e tyre,” – shkroi në Twitter Calavera.
Ndër pjesëmarrësit në komunikimin online ishin edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca dhe kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një nga dokumentet kyçe të rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE. Ajo hyri në fuqi më 1 prill 2009, katër vite pasi qe përmbyllur procesi i negociatave, proces ky i cili zgjati dy vite dhe qe nisur në janar 2003.
Hyrja në fuqi e MSA-së ndodhi pas ratifikimit nga vendet anëtare të BE-së dhe pas miratimit nga parlamenti shqiptar.
MSA-ja përfshin katër shtylla kryesore, dialogun politik e bashkëpunimin rajonal, dispozitat për liritë e lëvizjes dhe liritë tregtare, si dhe liritë komunitare dhe bashkëpunimet për fushat me rëndësi rajonale.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh